1

1 Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
2 Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
3 Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
4 Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
5 Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
6 Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
7 Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!