100

1 Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!
2 E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,
3 Dhe të cilët vërsulen herët në agim.
4 E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.
5 Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).
6 Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.
7 Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje).
8 Dhe ai është që shumë e do pasurinë.
9 A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza?
10 Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.
11 E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre!