104

1 Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit),
2 Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.
3 E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.
4 Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai patjetër do të hidhet në Hutame.
5 E çka din ti se ç´është Hutame?
6 Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.
7 Që depërton deri në loçkë të zemrës.
8 Ai i mbyll ata, ua zë frymën.
9 Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.