107

1 A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
2 Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
3 Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin.
4 Pra shkatërrim është për ata që falen,
5 Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
6 Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
7 Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).