13

1 Elif, Lam, Mim, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që t´u shpall ty nga Zoti yt janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
2 All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për ta
3 Dhe Ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
4 E në tokë, copa sipërfaqesh, të ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngr
5 E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: "A do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhé?" Këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra, këta janë banues të z
6 E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të mirës, edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). S´ka dyshim se Zoti yt u falë njerëzve mëkatet e tyre, por s´ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
7 Ata, të cilët nuk besuan thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?" Ti je vetëm qortues. Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
8 All-llahu e di se ç´bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.
9 Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i lartësuari.
10 Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.
11 Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë nj
12 Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.
13 Ndërkaq, murmurima e madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.
14 Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër, (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) t´i arrijë deri në gojën e tij, por (u
15 Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
16 Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!" Thuaj: "All-llahu!" Thuaj: "A keni pranuar pos Tij zota që nuk kanë mundësi t´i sjellin as dobi e as dëm vetvetes?" Thuaj: "A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësir
17 Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llah
18 Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aq shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendst
19 A është i njëjtë ai që e di se ajo që t´u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
20 Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
21 Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
22 Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
23 (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t´i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
24 (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.
25 E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
26 All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).
27 E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: "Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "(Iu shpall Kur´ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqijat e shpie në rrugë të dre
28 Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.
29 Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.
30 Kështu, Ne të dërguam te një popull, para të cilit kaluan shumë popuj, e që t´ju komunikosh atë që Ne ta shpallëm ty, sepse ata janë duke e mohuar Mëshiruesin (Zotin). Thuaj: "Ai (Rrahmani) është Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam mbësh
31 Sikur të ishte ndonjë Kur´an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?" Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se sikur të donte Al
32 Edhe me të dërguarit para teje kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i ndëshkova (me dënim), e çfarë ishte dënimi Im!
33 A është Ai që përcjell secilin njeri se ç´vepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? E ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç´ka në tokë, apo vetëm po
34 Ata kanë dënim në jetën e kësaj bote, e s´ka dyshim se dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë. Ata nuk ka kush t´i mbrojë prej ndëshkimit të All-llahut.
35 Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur, e përfundimi i jobesimtarëve është
36 Ata të cilëve Ne u dhamë shpallje, gëzohen me atë që t´u shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur´anit). Thuaj: "Unë jam urdhëruar që ta adhuroj vetëm All-llahun, e mos t´i bëj shok Atij. Unë vetëm te
37 Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kur´anin) kushtetutë në arabishte. E nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.
38 Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.
39 All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, edhe forcon (çka të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).
40 Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënim) që ua premtojmë atyre, ose ta marrim (shpirtin) ty. Obligim yti është vetëm kumtimi, kurse e Jona është llogaria.
41 A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s´ka kush që mund t´i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.
42 Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga i është nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do ta kuptojnë se kujt do t´i takojë ardhmëria e lumtur.
43 E ata që mohuan thonë: "Ti nuk je i dërguar!" Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)".