39

1 Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të urtit.
2 Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
3 Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s´ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre p
4 Sikur të kishte dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjedhte atë që dëshiron nga çka Ai vetë krijon. I pastër është Ai! Ai është All-llahu, i vetmi, i fuqishmi!
5 Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
6 Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga çiftet e kafshëve. Ai u krijon juve në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimi në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm
7 Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. Ndërkaq, nuk do ta bartë asnjë mëkatar barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja
8 E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e Tij i jep ndonjë të mirë (ia largon të keqen), ai e harron atë që më parë i është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për
9 (A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nu
10 Thuaj: "O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!"
11 Thuaj: "Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!"
12 Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve!
13 Thuaj: "Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kundërshtoj Zotin tim.
14 Thuaj: "Vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim.
15 E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!" Thuaj: "Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë.
16 Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e Vet: "O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!"
17 Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji pra robërit e Mi!
18 Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.
19 E, atij që i është përcaktuar vendimi për dënim, a mund ta shpëtosh ti prej zjarrit?
20 Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin.
21 A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhur dhe pastaj e bën atë të llomitur. S´ka dyshim se në
22 Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.
23 All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që d
24 E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: "Përjetoni të keqen e asaj që punuat!"
25 Edhe ata para tyre përgënjeshtruan (pejgamberët), por u erdhi ndëshkimi nga nuk e menduan.
26 All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshtërimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.
27 Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur´an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim),
28 Duke qenë Kur´ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.
29 All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe një njeri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut
30 Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.
31 E pastaj, në ditën e kijametit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete e Ai gjykon.
32 E kush është më mëkatar se ai që e flet të pavërtetën ndaj All-llahut dhe se ai që kur i erdhi e vërteta (Kur´ani), e përgënjeshtroi? A nuk është në xhehennem vendqëndrimi për jobesimtarët?
33 E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë ata të ruajturit.
34 Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.
35 All-llahu do t´ua shlyejë atyre edhe më të keqen që e punuan dhe do t´u japë shpërblime më të mira për atë që punuan.
36 A nuk All-llahu që i mjafton robit të vet (Muhammedit)? E ata të frikësojnë ty me të tjerët pos Tij. Po atë që e ka humbur All-llahu, për të nuk ka udhëzues!
37 Atë që All-llahu e drejton, atë nuk ka kush që mund ta humbë; a nuk është All-llahu i gjithëfuqishëm që ndërmerr ndëshkime?
38 Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do të thonë: "All-llahu!" Ti thuaju: "Më tregoni pra, për ata që i adhuroni pos All-llahut, nëse All-llahu më godet mua me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe, ose nëse All-ll
39 Thuaj: "O populli im, veproni sipas gjendjes suaj, e edhe unë veproj sipas times e më vonë do ta dini,
40 se cilit do t´i vijë dënimi që e poshtëron dhe do ta goditë dënim i përjetshëm!"
41 Ne ta shpallëm ty librin me argumente për njerëz, e kush orientohet në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete, e kush e humbë, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre.
42 All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në
43 A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç All-llahut? Thuaj: "A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë".
44 Thuaj: "I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni".
45 Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën tjetër neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerë, ata gëzohen.
46 Thuaj: "O All-llah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe i të dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin".
47 E sikur të ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo çka ka në tokë e edhe një herë aq, do ta jepnin kompensim për t´i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. E prej All-llahut do t´u prezentohet (lloji i dënimit), çka as nuk kanë mundur ta mend
48 Dhe do t´u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar dhe i përfshin ata ajo me të cilën talleshin.
49 Kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur nga ana Jonë ia shndërrojmë atë në ndonjë të mirë, ai thotë: "Kjo më është dhënë në bazë të dijes sime!" Jo, por ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.
50 Ashtu patën thënë edhe ata që ishin para tyre, por atyre nuk u bëri dobi ajo çka kishin fituar.
51 Ata i goditën të këqijat që i kishin punuar. Edhe prej këtyre, ata që bënë zullum do t´i godasin të këqijat e veprave të tyre dhe nuk mund t´i shpëtojnë asaj (goditjeje).
52 A nuk e dinë ata se All-llahu i jep furnizim të plotë atij që do, e edhe i jep pak atij që do. Edhe në këto ekzistojnë fakte për një popull që beson.
53 Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!"
54 Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t´u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t´ju ndihmojë.
55 Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t´ju vijë dënimi befas e ju të mos dini.
56 Dhe të mos thotë ndokush: "O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!"
57 Ose të mos thotë: "Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!"
58 Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!"
59 Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.
60 E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t´i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve?
61 Ndërsa All-llahu do t´i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t´i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar.
62 All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.
63 Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve e të tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e All-llahut, të tillët janë ata të dështuarit.
64 Thuaj: "O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut?"
65 Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.
66 Prandaj, vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!"
67 Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!
68 Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).
69 Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejt.
70 Dhe secili njeri shpërblehet për atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se ç´punuan.
71 E ata që nuk besuan sillen në grupe te xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: "A nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj t´ju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, t´ju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në
72 U thuhet: "Hyni nëpër dyer të xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryeneçt!"
73 E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjith
74 E ata (të xhennetit) thanë: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt".
75 E do t´i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: "(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!"