40

1 Ha, Mim.
2 Kjo shpallja e librit është prej All-llahut, fuqiplotit, gjithëdijshmit.
3 I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
4 Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
5 Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe e luftoi me çështje të kota, ashtu që me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e
6 Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
7 Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t´i falë ata që besuan (duke thënë): "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, anda
8 Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!
9 Dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi i madh".
10 S´ka dyshim se ata që nuk besuan do të thirren (do t´u thuhet): "Hidhërimi i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në Dunja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes".
11 Ata (jobesimtarët) thonë: "Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?"
12 Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!
13 Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
14 Pra, adhurojeni All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).
15 Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, i zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t´ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).
16 Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t´i fshihet asgjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!
17 Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.
18 Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala.
19 Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
20 All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
21 A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t´i mbroj
22 E ai (dënim ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. Ai vërtet është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
23 Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,
24 te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: "Magjistar e gënjeshtar!"
25 Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: "Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim".
26 Faraoni tha: "Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!"
27 Musai tha: "Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjegjësisë!"
28 Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argumente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë
29 O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ai na përfshin? " Faraoni tha: "Unë nuk kam mendim tjetër t´ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ua udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!"
30 Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: "O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!"
31 Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën padrejt ndaj robërve.
32 O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
33 Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
34 Edhe Jusufi qysh herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: "All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i s
35 Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojnë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
36 E faraoni tha: "O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t´i gjejë rrugët.
37 Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës". Dhe ashtu, faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.
38 Ai që kishte besuar tha: "O populli im, ejani pas meje, e unë t´ju udhëzoj në rrugën e drejtë!
39 O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.
40 Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
41 Dhe, o populli im, ç´është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr?
42 Më thirrni ta mohoj All-llahun dhe adhuroj atë që nuk di asgjë për të, ndërsa unë ju thërras për te i gjithfuqishmi, mëkatfalësi!
43 Është e vërtetë se atij tek i cili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në Dunja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, e s´ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banues të zjarrit.
44 Juve do t´ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!"
45 Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.
46 Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!"
47 Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: "Ne kemi qenë ithtarët tuaj (në Dunja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?"
48 Ata që kishin qenë pari thonë: "Ne të gjithë jemi në të!" All-llahu ka vendosur në mënyrë të prerë mes njerëzve".
49 Dhe ata që janë në zjarr, rojës së xhehennemit i thonë: "Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë dënimin, bile një ditë!"
50 Ata u thonë: "A nuk u patën arrdhur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta?" Ata përgjigjen: "Po (na kanë ardhur)!". "E pra, (u thotë roja) lutuni ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!"
51 Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.
52 Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq.
53 Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin.
54 Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
55 Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është i vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartësoje me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.
56 Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t´ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh.
57 S´ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
58 Nuk është i barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
59 Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
60 Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem".
61 All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. All-llahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë.
62 Ky është All-llahu, Zoti juaj, Krijues i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?
63 Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.
64 All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë pra është All-llahu, Zoti i botëve!
65 Ai është i përjetshmi, s´ka zot, vetëm Ai, pra adhurojeni Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të Gjithësisë.
66 Thuaj: "Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t´i dorëzohem Zotit të çdo krijese".
67 Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnje e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gji
68 Ai është që jep jetë dhe sjell vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: "Bëhu", e ajo menjëherë bëhet.
69 A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?
70 Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur´anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
71 Atyre do t´u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten,
72 në ujin e valë dhe pastaj do të digjen në zjarr.
73 Mandej atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit.
74 Pos All-llahut?" Ata thonë: "Na kanë humbur sysh, por jo, ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!" Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.
75 Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshi padrejtë në Dunja (duke bërë mëkate etj.) dhe për shkak se krenoheshi (me mendjemadhësi).
76 Hyni në dyert e xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
77 Ti pra bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Ne ose do të bëjmë të shohish diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
78 Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar ng
79 All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshët që disave t´u hipni e prej disave të ushqeheni.
80 Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera dhe që përmes tyre t´i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to dhe me anë të anijeve barteni (udhëtoni).
81 Dhe Ai është që ju mundësoi t´i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argumenteve të All-llahut e mohoni?
82 A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk u ndihmoi asgjë.
83 Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata ju gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
84 E kur e panë dënimin tonë, thanë: "Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronin".
85 Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast, pësuan disfatë jobesimtarët.