53

1 Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)!
2 Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).
3 Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.
4 Ai (Kur´ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.
5 Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
6 Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).
7 Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).
8 Pastaj u lëshua dhe iu afrua.
9 E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.
10 Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.
11 Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).
12 A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?
13 Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.
14 (E ka parë) tek Sidretul Munteha.
15 Që pranë saj është xhennetul Me´va (kopsht strehimi i...)
16 Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.
17 Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.
18 Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.
19 E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë?
20 Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhammedit, e ju i konsideroni zota)!
21 A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat?
22 Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!
23 Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur u
24 A mos do t´i takojë njeriut ajo që ai e dëshiron (Jo)?
25 E dihet se vetëm All-llahut i takon (sundimi) bota tjetër dhe kjo botë.
26 E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.
27 Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, ata engjëjt i emërtojnë me emra femrash.
28 Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim), ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës.
29 Andaj, ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur´anit dhe që nuk do tjetër vetëm jetën e Dunjasë!
30 Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata, e Zoti yt është ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është që e di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë.
31 Dhe vetëm të All-llahut janë ç´ka në qiej dhe në tokë - për t´i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t´i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre.
32 Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s´ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t´ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe
33 A e ke parë atë që u zbrap (prej fesë),
34 që dha pak e pastaj e ndërpreu?
35 A mos është që tek ai ka njohuri për të fshehtën (çështjen e dënimit në Ahiret) dhe ai po e ditka?
36 Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait.
37 Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet
38 (Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e (mëkatit) tjetrit.
39 Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.
40 Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet.
41 Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.
42 Dhe se kthimi i fundit do të jetë te Zoti yt.
43 Dhe se Ai bën për të qeshë dhe bën për të qarë.
44 Dhe se Ai është që jep vdekje dhe jep jetë (gjallëri).
45 Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën.
46 Nga pika e farës që hidhet.
47 Dhe se Atij i takon ngjallja tjetër (ringjallja në Ahiret).
48 Dhe se Ai është që pasuron dhe varfëron.
49 Dhe se Ai është Zoti i Shi´rasë (ylli polar që e adhuronin)
50 Dhe Ai e shkatërroi Adin e lashtë.
51 Edhe Themudin, që prej tyre nuk mbeti më.
52 Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më zullumqarë dhe më renegatë.
53 Edhe Mu´tefikën (venbanimin e popullit Lut) e lëshoi prej së larti.
54 E i përfshiu ata ajo që i përfshiu.
55 Pra cilës së mirë të Zotit tënd i ke dyshim?
56 Ky (Muhammedi) është një qortues i llojit të qortuesve të parë.
57 E afërta është afruar (kijameti).
58 Pos All-llahut nuk ka kush që mund ta largojë atë (ta pengojë)!
59 A prej këtij ligjërimi (Kur´ani) po çuditeni?
60 E po qeshni dhe nuk po qani?!
61 Madje edhe e zëni në asgjë.
62 Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe adhurojeni!