57

1 All-llahun e lartësoi me adhurim ç´ka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
2 I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send.
3 Ai është i pari që s´ka fillim dhe i fundit që s´ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë.
4 Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni
5 Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm tek All-llahu kthehen të gjitha çështjet.
6 Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë dhe Ai është që i di të fshehtat në gjoksa.
7 Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.
8 Ç´keni ju që nuk i besoni All-llahut, kur i dërguari i Tij ju thërret t´i besoni Zotit tuaj, nëse jeni besimtarë (o sot o kurrë).
9 Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t´ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s´ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.
10 E, ç´keni ju që nuk jepni për në rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiej e tokë? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhan
11 Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai t´ia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërblim të mirë.
12 (Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe.
13 Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: "Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!" U thuhet: "Kthehuni prapa jush (në Dunja) e kërkoni ndonjë dritë!" Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia
14 (Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): "A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): "Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit në çështjet e fesë dhe juv
15 E sot prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma juaj: sa përfundim i keq është ai".
16 A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur´an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë j
17 Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni.
18 S´ka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe që sinqerisht japin për hir të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh.
19 Ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët tek Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet dhe dritën e vet, ndërsa ata që e mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të xhehennemit.
20 Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo tha
21 Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu ës
22 Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë.
23 Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.
24 Të cilët vetë bëjnë koprraci dhe me koprraci i këshillojnë njerëzit. E kush largohet prej dhënies, le ta dijë se All-llahu është i begatshëm, i lavdishëm.
25 Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t´i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t´u ditur tek All-llahu se
26 Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe librin, e disa prej tyre i udhëzuan në rrugën e drejtë po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës.
27 Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre e dërguam Isain, të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirë
28 O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja, All-llahu është mekatfalës, mëshirues.
29 Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e All-llahut dhe se e gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të All-llahut, e Ai ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh.