61

1 All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti.
2 O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?
3 Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!
4 All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar.
5 Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: "O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!" E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të
6 Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me arg
7 E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar.
8 Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
9 Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
10 O ju që keni besuar, a t´ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
11 T´i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
12 Ai (All-llahu) ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.
13 Edhe të tjera që ju i dëshironi, ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoi besimtarët!
14 O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai, biri i Merjemes, havarijjunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: "Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e All-llahut?" Havarijjunët i thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut