62

1 Çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.
2 Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t´ua lexojë ajetet e Tij, t´i pastrojë ata, t´ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.
3 (U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhënjyesi, i urti.
4 Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu është i zoti i dhuntisë së përsosur.
5 Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit që i përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin
6 Thuaj: "O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)".
7 Po, ata nuk e dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di shumë mirë se kush janë mizorët.
8 Thuaj: "S´ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t´ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t´ju njoftojë me atë që keni punuar".
9 O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
10 E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
11 Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!"