68

1 Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!
2 Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!
3 Dhe se ti, pa dyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!
4 Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!
5 Më vonë ti do të shohish, e edhe ata do të shohin.
6 Se cili prej jush është i çmendur?
7 S´ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.
8 Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!
9 Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka, e që edhe ata të bëjnë lajka.
10 Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!
11 Që është përgojues e ban fjalën ndër njerëz.
12 Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatar,
13 Që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).
14 (mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!
15 Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: "Legjenda të të parëve!"
16 Ne do ta dëmkosim atë në turi (në hundë).
17 Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do ta vjelin atë herët në agim.
18 E nuk thanë (kur u betuan): "Në dashtë All-llahu - inshall-llahu!"
19 E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
20 Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelur.
21 Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
22 Ngrihuni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t´i vilni!
23 Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojë kush).
24 Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
25 Dhe vazhduan herët në atë qëllimin e përcaktuar të tyre.
26 E kur e panë atë, thanë: "S´ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)".
27 Jo, (nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të!
28 Ai më i maturi prej tyre tha: "A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin?"
29 Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë"
30 Dhe u kthyen e po e qortojnë njëri-tjetrin.
31 Thanë: "Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!"
32 Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën.
33 Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
34 Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.
35 A do t´i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët?
36 Ç´është me ju, si gjykoni ashtu?
37 A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni?
38 E ju do të keni atje çka të dëshironi?
39 A mos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta arrini atë që dëshironi?
40 Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?
41 Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t´i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën?
42 (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden.
43 Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).
44 Pra, më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur´an. Ne do t´i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
45 Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.
46 A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?
47 A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)?
48 Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai i peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.
49 Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretëtirë i demoralizuar.
50 Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.
51 E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur´anin, e (nga inati) thanë: "Ai është i marrë!"
52 Po ai (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).