73

1 O ti i mbështjellur!
2 Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.
3 Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën.
4 Ose shto diç prej saj dhe Kur´anin lexoje me vëmendje.
5 Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).
6 E s´ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.
7 Vërtet, ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh).
8 Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
9 Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merre për mbështetje.
10 Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.
11 Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
12 Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
13 Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.
14 Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
15 Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.
16 E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.
17 Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t´i bëjë pleq?
18 Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.
19 Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.
20 Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do të mund t´i përmbaheni asaj, andaj u