76

1 Vërtet ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka i përmendur.
2 Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.
3 Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.
4 Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr.
5 S´ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përzierja brenda saj është nga kafuri (aromatik).
6 Është një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan.
7 Ata janë që i zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.
8 Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.
9 Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.
10 Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.
11 Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.
12 Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi.
13 Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.
14 Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.
15 Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme.
16 Të tejdukshme nga argjendti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).
17 Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike).
18 (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).
19 Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t´i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur.
20 Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh.
21 Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë të pastër.
22 Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm.
23 Ne ta shpallëm ty Kur´anin në intervale (pjesë-pjesë).
24 Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.
25 Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.
26 Dhe falu për hir të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.
27 Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.
28 Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.
29 Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.
30 Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.
31 Ai atë që e do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm.