79

1 Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!
2 Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!
3 Dhe ata që notojnë me shpejtësi!
4 Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!
5 Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!
6 Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.
7 Që pas saj pason tjetra.
8 Atë ditë zemrat janë të tronditura.
9 Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).
10 Ata (idhujtarët në Dunja) thonë: "A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?"
11 A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?"
12 Ata thanë: "Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!"
13 Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).
14 Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.
15 A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?
16 Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).
17 Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.
18 Dhe thuaj: "E ke ndër mend të pastrohesh?"
19 Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti t´ia keshë frikën Atij!
20 Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.
21 Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.
22 Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.
23 I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.
24 E u tha: "Unë jam zoti juaj më i lartë!"
25 Atëherë All-llahu tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.
26 Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.
27 A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!
28 Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.
29 Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.
30 E pastaj tokën e sheshoi.
31 Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.
32 Kurse kodrat ia përforcoi.
33 Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.
34 E kur të vijë vala e madhe (kijameti),
35 Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.
36 E xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.
37 E për sa i përket atij që ka tepruar.
38 Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
39 xhehennemi do të jetë vendi i tij.
40 E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
41 xhenneti është vendi i tij.
42 Ty të pyesin për kijametin: "Kur do të ndodhë ai?!"
43 Po, në çfarë gjendje je ti t´ua përkujtosh atë?
44 Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.
45 Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.
46 Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t´u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.