82

1 E kur të çahet qielli.
2 Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
3 Dhe kur të përzihen detet.
4 Dhe kur të trazohen varret.
5 Atëbotë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa!
6 O ti njeri, po ç´të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
7 I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
8 Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
9 Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
10 Kurse ndaj jush kanë përcjellësit!
11 Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
12 Ata e dinë se çka punoni.
13 E s´ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhennet).
14 Dhe se mëkatarët janë në xhehennem.
15 Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
16 Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
17 E ç´të mësoi ty se ç´është dita e gjykimit?
18 Përsëri, ç´të mësoi ty se ç´është dita e gjykimit?
19 Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t´i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!