84

1 Kur të pëlcet qielli.
2 T´i bindet urdhrit të Zotit të vet, ashtu si takoi.
3 Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj.
4 E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet,
5 Dhe t´i bindet Zotit të saj, ashtu i takoi.
6 O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.
7 E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,
8 Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,
9 Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
10 E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,
11 Ai do t´i ndjellë vetes shkatërrim,
12 Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.
13 Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,
14 Dhe ka menduar se nuk ka për t´u kthyer.
15 Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.
16 Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,
17 Dhe në natën dhe çka ajo tubon,
18 Dhe në hënën kur ajo është e plotë.
19 Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.
20 E, çka kanë ata që nuk besojnë?
21 Dhe kur u lexohet atyre Kur´ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?
22 Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?
23 E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!
24 Lajmëroi, pra me një dënim të dhëmbshëm.
25 Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!