85

1 Pasha qiellin me plot yje,
2 Pasha ditën e premtuar,
3 Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
4 Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
5 Të zjarrit me plot lëndë djegëse,
6 Kur ata rrinin ulur rreth tij,
7 Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
8 E nuk patën pse t´i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
9 Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
10 Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehennemit dhe dënimin e djegies.
11 Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh.
12 Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
13 Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
14 Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
15 Është i zoti i Arshit të madhëruar!
16 E punon atë që dëshiron.
17 A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
18 Të faraonit dhe të Themudit?
19 Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
20 Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t´i shpëtojnë)!
21 Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur´an i famshëm.
22 Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).