87

1 Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
2 I cili krijoi dhe përsosi,
3 Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
4 Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës.
5 E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
6 Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur´anin).
7 Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
8 Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.
9 E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.
10 Do të këshillohet ai që ka frikë,
11 E do t´i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,
12 I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
13 Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
14 Ka shpëtuar ai që është pastruar.
15 Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.
16 Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
17 E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.
18 Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:
19 Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.