90

1 Betohem në këtë qytet!
2 E ti je që gjendesh në këtë qytet!
3 Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!
4 Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
5 A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
6 E thotë: "Unë kam shpenzuar shumë pasuri!"
7 A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?
8 A nuk i dhamë Ne atij dy sy?
9 Edhe gjuhë e dy buzë?
10 Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.
11 E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit).
12 E ç´gjë të mësoi ty se ç´është Akabe (rruga e vështirë)?
13 Është lirimi i një skllavi,
14 Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:
15 Ndonjë jetimi që është i afërt,
16 Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.
17 E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).
18 Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.
19 Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës.
20 Kundër tyre është zjarri i mbyllur.