91

1 Pasha diellin dhe dritën e tij!
2 Pasha hënën kur vjen pas tij!
3 Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!
4 Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!
5 Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!
6 Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!
7 Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!
8 Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.
9 Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.
10 E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.
11 Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.
12 Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.
13 E Pejgamberi atyre u pat thënë: "Kini kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë".
14 Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,
15 Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi).