92

1 Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!
2 Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!
3 Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!
4 Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë.
5 E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,
6 Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
7 Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.
8 E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
9 Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,
10 Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
11 E pasuria e tij nuk do t´i bëjë dobi, kur ai të zhduket.
12 Detyrë e jona është vetëm të udhëzojmë.
13 Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.
14 Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
15 Që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri.
16 I cili përgënjeshtroi dhe u zbraps.
17 Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.
18 Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
19 E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.
20 Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit.
21 Për Zotin, ai do ta gëzojë atë kënaqësi!