93

1 Pasha paraditën!
2 Pasha natën kur shtrinë errësirën!
3 Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.
4 Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.
5 E Zoti yt do të të jepë ty, e ti do të kënaqesh.
6 A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
7 Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi.
8 Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.
9 Pra, mos e përul jetimin!
10 As lypësin mos e përzë!
11 E me të mirat që t´i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!