95

1 Pasha fikun dhe ullirin!
2 Dhe (kodrën) Turi Sina-en!
3 Dhe këtë qytet të sigurisë!
4 Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
5 Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
6 Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
7 E pas gjithë kësaj, ç´të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?
8 A nuk është All-llahu më i urti i gjykuesve?