96

1 Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
2 Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
3 Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
4 Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.
5 Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
6 Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,
7 Për shkak se e ndien veten të pavarur.
8 Po kthimi është vetëm te Zoti yt.
9 A më tregon atë që pengon,
10 një rob kur ai falet?
11 Ç´mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?
12 Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.
13 A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)?
14 A nuk e di ai se All-llahu e sheh?
15 Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.
16 Floku rrenacak, mëkatar.
17 E ai le t´i thërret ata të vetët.
18 Ne do t´i thërrasim zebanitë.
19 Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.