99

1 Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
2 Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
3 Dhe njeriu të thotë: "Ç´ka kjo (që bën këtë dridhje)?"
4 Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta,
5 Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
6 Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
7 E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
8 Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.