101

1 Krisma e kijametit.
2 Çka është krisma?
3 Dhe ç´të mësoi ty se ç´është krisma?
4 Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara.
5 Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.
6 E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij,
7 Ai është në një jetë të këndshme.
8 Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,
9 Vendi i tij do të jetë në Havije.
10 E ç´është ajo që të njoftoi se ç´është ai (Havije)?
11 Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.