46

1 Ha, Mim.
2 (Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
3 Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan, nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.
4 Thuaj: "Më thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë".
5 Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjet atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.
6 E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).
7 Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kur´anit) që u erdhi, i thanë: "Kjo është magji e hapët!"
8 Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: "Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mvishni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe ndërmjet jush, Ai është
9 Thuaj: "Unë nuk jam risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ua tërheq vërejtjen qartas".
10 Thuaj: "Më tregoni mua se nëse ai (Kur´ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zullum
11 E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: "Sikur të ishte ai (Kur´ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!" E derisa nuk drejtohen me të (Kur´anin), ata do të thonë: "Ky është trillim i kahershëm".
12 E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t´u tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.
13 Ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.
14 Të tillët janë banues të xhennetit, aty do të jenë përgjithmonë, atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë.
15 Ne e urdhëruam njeriun t´u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t´i mbush dyzet
16 Të tillët janë ata që Ne ua pranojmë në mënyrën më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke i radhitur me banuesit e xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.
17 E ai që prindërve të vet u thotë: "Oh, për ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kaluar para meje (e nuk u ringjallën)?" E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i thënë atij) "I mjeri ti, beso, se premtimi i All-l
18 Ata janë të tillë, kundër të cilëve ka marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.
19 E, secilit sipas veprave që i bën i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t´u plotësohet, e nuk u bëhet padrejtë.
20 E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): "Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato, sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit, do të
21 Përkujto vëllain e Adit (Hudin) kur popullin e vet në Ahkafë e qortoi, megjithëqë qortime pati edhe para edhe pas tij, (u tha): "Të mos adhuroni tjetër vetëm se All-llahun, pse unë i kam frikë dënimit tuaj në ditën e madhe!"
22 Ata i thanë: "A ke ardhur të na largosh prej zotave tanë?! Nëse je i sigurt, na sjell atë me çka na kërcënohesh."
23 Ai tha: "Vetëm All-llahu e di atë, ndërsa unë po ju kumtoj atë për çka jam i dërguar, por unë po ju shoh se jeni popull injorant".
24 E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre, thanë: "Kjo re do të na sjellë shi!" jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejtë, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhembshëm.
25 (Erë) që me lejen e Zotit të saj, rrënon çdo send. Dhe aguan ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre. Ashtu, Ne e ndëshkojmë popullin zullumqar.
26 Ne u patëm mundësuar atyre (fuqi, pasuri, jetë të gjatë), atë që nuk ua mundësuam juve, u patëm dhënë të dëgjuar, të parë e edhe zemra (të menduar), por atyre nuk u bëri dobi asgjë, as të dëgjuarit e tyre, as të parit e tyre e as zemrat e tyre, pse ata is
27 Ne i zhdukëm disa vendbanime përreth jush, u përsëritëm argumentet ashtu që të kthehen (në rrugën e drejtë).
28 Përse atyre nuk u ndihmuan zotat, të cilët i adhuruan pos All-llahut, në shenjë të afrimit me ta (te All-llahu)? Por, ata humbën prej syve të tyre. Ajo ishte gënjeshtër e tyre dhe ajo që trillonin ata vetë.
29 (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur´anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
30 Thanë: "O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!"
31 O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
32 E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!"
33 A nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t´i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
34 E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): "A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?" Ata thonë: "Po, pasha Zotin tonë!" Ai thotë: "Për shkak se nuk besuat, pra vuajeni dënimin!"
35 Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. K