26

1 Ta, Sin, Mim.
2 Këto janë ajete të librit (të Kur´anit) të qartë!
3 A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!
4 Sikur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e në qafat e tyre do t´i rrinin përulur atij.
5 Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t´ia kthejnë shpinën.
6 Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t´u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.
7 A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë lloje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?
8 Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
9 E s´ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithëfuqishmi (t´i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.
10 (Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: "Të shkosh tek ai popull zullumqar!"
11 Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
12 Ai (Musai) tha: "Zoti im, kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar.
13 Do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), andaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.
14 Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!"
15 Ai (All-llahu) tha: "Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë e ju ndihmojmë).
16 Shkoni dhe faraonit thuani: "Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
17 T´i lejosh beni israilët të vijnë me ne!"
18 Ai (faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
19 Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t´i bëmë).
20 (Musai) Tha: "E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
21 Andaj edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri nga të dërguarit.
22 Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët!"
23 (Faraoni) Tha: "E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?"
24 Ai i tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç´ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!"
25 Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: "A nuk e dëgjoni?!"
26 Ai (Musai) tha: "Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!"
27 (Faraoni) Tha: "Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!"
28 (Musai) Tha: "Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç´ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!"
29 (Faraoni) Tha: "Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!"
30 (Musai) Tha: "A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!"
31 Ai tha: "Sille pra, nëse thua të vërtetën?"
32 Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
33 Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
34 (Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: "Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!
35 Që me magjinë e vet dëshiron t´ju dëbojë nga toka juaj, e ç´më propozoni mua?"
36 (Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
37 Që t´i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
38 Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
39 Edhe popullit iu tha: "Ejani e tubohuni,
40 Ashtu që t´i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë".
41 E kur erdhën magjistarët i thanë faraonit: "A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?"
42 Ai tha: "Po, bile ju atëherë do të jeni prej më të afërmve!"
43 Musai atyre u tha: "Hidheni atë që keni për ta hedhur!"
44 E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: "Për hir të madhërisë së faraonit, ne me siguri do të jemi ngadhënjyes!"
45 Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiste gjithë çka kishin improvizuar ata.
46 Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).
47 E thanë: "Ne i besuam Zotit të botëve,
48 Zotit të Musait e të Harunit!"
49 Ai (faraoni) tha: "I besuat atij, para se t´ju lejoja unë?!" S´ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për ta marrë vesh më vonë. Unë do t´ua shkurtoj (do t´ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundërt (kithi) dh
50 Ata (magjistarët) thanë: "S´ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë.
51 Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!"
52 Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: "Të udhëtosh natën me robërit e Mi dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)".
53 E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
54 (Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
55 Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).
56 E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.
57 Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,
58 prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.
59 Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.
60 E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.
61 Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: "Me siguri na zunë!"
62 Ai (Musai) tha: "Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë".
63 Ndërsa Ne Musait i thamë: "Me shkopin tënd bjeri detit". Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.
64 E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).
65 Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
66 Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.
67 Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.
68 Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.
69 Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.
70 Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: "Çka jeni duke adhuruar?"
71 Ata i thanë: "Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!"
72 Ai i tha: "A ju dëgjojnë ata juve kur u luteni?"
73 Ose: "A u sjellin juve dobi apo dëm?"
74 Ata thanë: "Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!"
75 Ai tha: "A po shihni se ç´po adhuroni?"
76 Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm,
77 Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).
78 Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua.
79 Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë.
80 Dhe kur të sëmurem Ai më shëron,
81 Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,
82 Ai tek i cili kam shpresë se do t´i m´i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.
83 Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!
84 Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,
85 Më bën prej trashëguesve të xhennetit të begatshëm,
86 Dhe fale babain tim, se ai vërtet ishte nga ata të humburit,
87 E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.
88 Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
89 (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.
90 E xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.
91 Ndërsa xhehennemi u dëftohet atyre që ishin të humbur.
92 Dhe atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit ju",
93 Pos All-llahut? Ata, a mund t´ju ndihmojnë juve o vetes?
94 E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hidhen në të,
95 Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) e djallit.
96 E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:
97 "Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur",
98 Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.
99 Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
100 E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues).
101 Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.
102 E sikur të mund të kthehemi (në Dunja) edhe një herë, do të bëheshim besimtarë.
103 Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.
104 Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm i mëshirshëm.
105 Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.
106 Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?
107 Unë jam për ju pejgamber besnik.
108 Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.
109 Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.
110 Pra (edhe një herë Ju them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!
111 Ata thanë: "E si të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?"
112 Ai tha: "Unë nuk di se ç´punuan ata (që ju u thoni të ulët)".
113 Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.
114 E unë nuk do t´i përzë besimtarët.
115 Unë nuk jam tjetër, por vetëm sa t´u tërheq vërejtjen haptas.
116 Ata i thanë: "O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)".
117 Ai tha: "O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar.
118 Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!"
119 Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot.
120 Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre.
121 Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.
122 S´ka dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
123 Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
124 Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: "A nuk frikësoheni?"
125 Unë për ju jam i dërguar besnik.
126 Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua.
127 Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.
128 A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?
129 Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë?
130 E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.
131 Pra, kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua!
132 Kini frikë Atë që ju pajisi me çka e dinit vet.
133 Ju pajisi me mjete gjallërimi e me djem.
134 Me kopshte e me burime uji.
135 Vërtet, unë i frikësohem dënimit, tuaj në një ditë të madhe.
136 Ata i thanë: "Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!"
137 Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) e popujve të lashtë.
138 Se ne nuk kemi për t´u dënaur.
139 Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtar, e Ne atëherë i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumica e tyre nuk besuan.
140 Vërtet, Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
141 Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.
142 Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: "A nuk frikësoheni?"
143 Unë për ju jam i dërguar besnik.
144 Andaj, kini frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!"
145 Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
146 A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?
147 Në kopshte e në burime.
148 Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.
149 Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
150 Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.
151 E mos shkoni pas atyre që janë të pafrenuar (që e teprojnë me vepra të këqija).
152 Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
153 Ata i thanë: "Ti je vetëm i magjepsur.
154 Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!"
155 Ai tha: "Ja, kjo është deveja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).
156 Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t´ju godasë dënimi i ditës së madhe!"
157 Po ata e therën atë, madje u penduan (nga frika).
158 Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
159 Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
160 Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.
161 Kur vëllai i tyre, Luti i tha: "A nuk i frikësoheni (All-llahut)?"
162 Unë jam i dërguari i juaj, jam i besueshëm!
163 Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
164 Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve.
165 (Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote.
166 E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!"
167 Ata i thanë: "O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jeshë i dëbuar prej nesh!"
168 Ai tha: "Unë jam kundër veprimit tuaj!
169 Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!"
170 Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,
171 Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim).
172 E më pas i zhdukëm ata të tjerët.
173 E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja.
174 Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë.
175 E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
176 Edhe populli i Ejkës të dërguarit i konsideronin gënjeshtarë.
177 Kur Shuajbi atyre u tha: "A nuk ruheni?"
178 Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm!
179 Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
180 Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve!
181 Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu!
182 Dhe matni me peshojë (kandar) të saktë (precize).
183 Dhe mos lini mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë.
184 Frikësohuni Atij që ju krijoi juve dhe breznitë e para.
185 Ata i thanë: "S´ka dyshim se ty të ka zënë magjia!"
186 Ti nuk je tjetër por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtar!
187 E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)!
188 Ai tha: "Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni!"
189 Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme.
190 Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
191 E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi.
192 E edhe ai (Kur´ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.
193 Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).
194 (E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).
195 (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.
196 Dhe se ai (Kur´ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
197 A nuk ishte për ata (për jobesimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?
198 E sikur t´ia shpallnim atë (Kur´anin) ndonjë joarabi,
199 e ai t´ua lexonte atyre, ata nuk do t´i besonin atij.
200 Dhe kështu, Ne ua futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve,
201 E ata nuk i besojnë atij (Kur´anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm,
202 Dhe t´u vijë befas, duke mos e hetuar.
203 E atëherë të thonë: "A thua do të na jepet afat?"
204 E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur i thanë pejgamberit silleni dënimin).
205 Po më thuaj se edhe nëse Ne u japim të jetojnë vite me radhë,
206 e pastaj t´u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja,
207 çka do t´u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?
208 Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber.
209 Që ju përkujtoji (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë.
210 Atë (Kur´anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).
211 Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.
212 Pse ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar!
213 Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve.
214 Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.
215 E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.
216 E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: "Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju".
217 Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, mëshiruesin.
218 I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë.
219 (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.
220 Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
221 A t´ju tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?
222 Ata i vijnë çdo gënjeshtari e mëkatari.
223 (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.
224 E për sa u përket poetëve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humburit (nga e vërteta).
225 A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
226 Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.
227 Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç´përfundimi i shkojnë (ç´dënim të ashpër ose ç´vendi në xhehennem do t´i nën