12

1 Elif, Lam, Ra. Këto (ajete që t´u zbritën) janë ajetet e librit të qartë.
2 Ne e zbritëm atë Kur´an arabisht, ashtu që ta kuptoni.
3 Ne me të shpallur të këtij Kur´ani po të rrëfejmë ty (Muhammed) më të bukurin rrëfim, edhe pse para tij ishe nga të painformuarit.
4 (përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: "O babai im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde!"
5 Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s´ka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapët".
6 Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, ta mëson interpretimin e ëndrrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse e pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is´hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti!"
7 Njëmend, për ata që pyesin (interesohen) në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqinë e Zotit).
8 Kur ata (vëllezërit) thanë: "Pasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashur te babai ynë se ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë). Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi".
9 Mbyteni Jusufin ose hidheni diku larg në një vend e babai juaj t´ju dojë juve e pas asaj (pendohuni), bëhuni njerëz të mirë.
10 Njëri prej tyre tha: "Mos e mbytni Jusufin, e në qoftë se jeni për të bërë diç, lëshojeni atë në fund të bunarit, do ta marrë atë dikush prej udhëtarëve".
11 Ata thanë: "O babai ynë, ç´ke që nuk na beson për Jusufin, e ne ia duam të mirën atij?
12 Dërgoje nesër atë me ne, le të hajë pemë dhe le të luajë me siguri do ta ruajmë atë".
13 Ai tha: "Unë mallëngjehem po të vijë me ju, e edhe kam frikë se do ta hajë ujku, kur mungon kujdesi juaj për të".
14 Ata thanë: "Për Zotin, nëse e ha ujku, e duke qenë ne grup kaq i fortë, atëherë ne mos qofshim fare!"
15 Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit, Ne i shpallëm: "Ti do t´i njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha t´ju thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë se ti je Jusufi)".
16 E në mbrëmje erdhën duke qarë te babai i tyre.
17 Thanë: "O babai ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!"
18 E erdhën (i sollën) e në këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai tha: "Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. All-llahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju".
19 Dhe atypari kaloi një grup udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kovën e vet (në bunar) dhe tha: "Myzhde! Qe një djalosh!" Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumë mirë se ç´vepronin ata.
20 Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dirhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish që nuk lakmuan (për çmim më të lartë).
21 E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: "Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t´ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!" Ja, kështu (sikurse e shpëtuam nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t´ia mësojmë
22 E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.
23 E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: "Eja!". Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t´i bëj hile në familje)?". S´ka dyshim se tradhtarë
24 Ajo e mësyni atë qëllimisht, e atij do t´i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robtë tanë të zgjedhur.
25 Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: "Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!
26 Ai (Jusufi) tha: "Ajo m´u vërsul mua!" Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: "Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen.
27 E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë".
28 E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: "Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!"
29 "Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!"
30 Një grup nga gratë e qytetit thanë: "Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.
31 E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t´i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: "Dilu para atyre!" Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: "All-llahut i qofshim f
32 Ajo tha: "Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet".
33 Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant".
34 E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
35 Mandej, pasi që vërtetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë për një kohë ta burgosin.
36 Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: "Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë". E tjetri tha: "Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët". Na trego komentimin e saj, se ne të konsiderojm
37 Tha: "Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos dijë, t´ju përshkruaj atë para se t´ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë e kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahu
38 Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is´hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t´i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vl
39 O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?"
40 Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vet
41 O shokët e mi të burgut! Njëri prej juve dyve do t´i japë të pijë verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).
42 E atij, për të cilin besonte se është i shpëtuar, i tha: "Më përkujto mua te zotëriu yt". Po djalli e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet.
43 E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: "Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O j
44 Ata (paria) thanë: "Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentimin e ëndrrave të tilla".
45 E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta përmendë) e përkujtoi pas një periudhe e tha: "Unë ua tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)".
46 (E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejtë, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tharë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigje), ashtu që edhe ata ta kuptojnë (v
47 Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lereni në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani.
48 Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta hanë atë që e keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
49 Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjithësi)".
50 E mbreti tha: "Ma sillni mua atë (Jusufin)!" Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai itha: "Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: Ç´është puna e grave që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre".
51 Ai (mbreti) tha: "Çka ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët) Jusufin?" Ato thanë: "Zoti na ruajt, ne nuk dimë ndaj tij asnjë të keqe!" Gruaja e ministrit tha: "Tash doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga t
52 "Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve.
53 Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që falë e mëshiron shumë.
54 Mbreti tha: "Ma sillni mua atë, thjeshtë ta veçoj për veten time!" (Ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: "Tash ti ke te na pozitë dhe je i besueshëm".
55 Ai (Jusufi) tha: "Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm".
56 Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mirat tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.
57 Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.
58 Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai, e ai i njohtu, ndërsa ata nuk e njihnin.
59 E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj), u tha: "Më sillni një vëlla tuajin që e keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikpritësi më i mirë!"
60 E nëse nuk ma sillni atë (vëllain), Ju nuk do të merrni tek unë barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
61 Ata thanë: "Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do ta bëjmë atë!"
62 Ai (Jusufi) djelmoshave të tij shërbëtorë u tha: "Vëndojeni mallin e tyre (barrën që e kishin sjellë për të blerë drith) në barrët e tyre, ashtu që kur të kthehen te familja e tyre (t´i hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te ne".
63 E kur u kthyen te babai i tyre thanë "O baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejoni të vijë me ne vëllai ynë (Binjamini) që të marrim ushqim, e ne do ta ruajmë atë (nga çdo e keqe)".
64 Ai (Jakubi) tha: "A t´ju besoj për këtë, vetëm sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve".
65 E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: "O ati ynë, çka duam më tepër, qe, ky është malli ynë që na u kthye, do ta furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e
66 Ai (Jakubi) tha: "Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të ma jepni besën (e fortë) në All-llahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat e nuk mundeni". E kur ata ia dhanë besën (u betuan), ai tha: "All-llahu është g
67 Po ai (Jakubi) tha: "O bijt e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe
68 Dhe ata hynë ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t´u ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për të, ngase Ne e kemi mësuar për atë, po
69 E kur hynë te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet (Binjaminin) dhe i tha: "Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan!"
70 E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirrës thirri: "O ju devexhinj, ju jeni vjedhës!"
71 U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: "Çka keni humbur?"
72 (shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: "Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!"
73 Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: "Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!"
74 (shërbëtorët) Thanë: "Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?"
75 (vëllezërit) Thanë: "Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!"
76 Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxori atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain
77 (vëllezërit) Thanë: "Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë edhe një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: "Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di më së miri për atë
78 Ata thanë: "O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra, në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bëje këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!"
79 Ai (Jusufi) tha: "All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!"
80 E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t´u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Eg
81 Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: "O at yni, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!"
82 Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç´të themi).
83 Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (Mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m´i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!"
84 Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
85 Ata thanë: "Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh".
86 Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini".
87 (Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".
88 (shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".
89 Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?"
90 Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s´ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve".
91 Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!"
92 Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!
93 Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t´i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time".
94 (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).
95 Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje".
96 E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?"
97 Ata thanë: "O babai ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!"
98 "Më vonë do t´ia kërkoj Zotit tim faljen tuaj", tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues.
99 (e morën familjen dhe shkuan) E kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit e tij dhe tha: "Me dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigurt!"
100 Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve
101 (Pasi iu plotësua dëshira, Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!"
102 Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t´i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi.
103 Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.
104 Megjithatë që ti nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për të (për këshillë e udhëzim). Ai (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit.
105 Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.
106 Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).
107 A mos janë siguruar ata prej dënimit që mund t´u vijë nga All-llahu e t´i mbulojë, ose befas duke mos e hetuar fare t´u vijë katastrofa e përgjithshme.
108 Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët."
109 Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s´ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishm
110 (nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t´i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që
111 Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur´ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e m