94

1 A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?
2 Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,
3 E cila shtypte shpinën tënde.
4 Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?
5 E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.
6 Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
7 E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).
8 Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!