35

1 Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send.
2 Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhënjyesi, i gjithëdijshmi.
3 O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që All-llahu u dhuroi! A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën?
4 Po, nëse ty të konsiderojnë rrenacak, edhe të dërguarit para teje kanë qenë të përgënjeshtruar, po vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
5 O ju njerëz, s´ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).
6 Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t´i bërë banues të zjarrit.
7 Ata që nuk besuan kanë një dënim të ashpër, e ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh.
8 A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim p
9 All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.
10 Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dre
11 All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t´i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libë
12 E nëse janë të njëjtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg. E prej secilit ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i mbani; e i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju
13 Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, n
14 Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë, nuk mund t´ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).
15 O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.
16 Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjell krijesë të re.
17 E për All-llahun ajo nuk është e vështirë.
18 Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t´ia bartur atë, ajo nuk do t´i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t´ua tërheqësh vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit t
19 Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh.
20 Dhe as errësirat e drita.
21 E as hija me vapën.
22 E nuk janë të njëjtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.
23 Ti nuk je tjetër vetëm i dërguar që tërheq vërejtjen.
24 Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, lajmgëzues e qortues, e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.
25 Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur të dërguar me argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm.
26 Pastaj (pasi refuzuan) i shkatërrova ata që nuk besuan, e sa i tmerrshëm ishte ndëshkimi Im!
27 A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilëve është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza.
28 Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.
29 Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.
30 Që Ai (All-llahu) do t´ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t´ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.
31 Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, që vërteton edhe për ata që ishin para tij. Vërtet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, i sheh të gjitha.
32 Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.
33 Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stolisen me rrethorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
34 E ata thonë: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës".
35 I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.
36 Po për ata që nuk besuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim.
37 Dhe ata do të klithin aty: "O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijon
38 Nuk ka dyshim, All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat.
39 Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi, të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetë
40 Thuaj: "Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni pos All-llahut, më bëni të shohë se ç´krijuan ata në tokë; a mos kanë pjesë ata në qiej, a mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër, e ata kanë argument në të?" Jo, por mizorët nuk i premtojnë njëri-tjetrit diçka
41 All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s´ka askush pos Tij që mund t´i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë.
42 Ata me betimin më të fortë të tyre janë betuar në All-llahun se, nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishterë), e kur u erdhi atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër v
43 (Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.
44 A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqish
45 E sikur All-llahu t´i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s´ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet.