86

1 Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
2 E ku e di ti se çka është tariku - trokitësi?
3 Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
4 Nuk ka asnjë njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
5 Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?
6 Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
7 E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
8 E s´ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.
9 Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
10 E ai (njeriu) nuk ka as forcë as ndihmëtarë.
11 Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehen me shi.
12 Edhe tokën që çahet për bimë.
13 Është e vërtetë se ai (Kur´ani) është një fjalë që dallon - gjykon.
14 Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
15 Ata vërtet bëjnë kurtha.
16 Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
17 E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak.